E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apeli/ Shqiptarë vaksinohuni kundër H1N1

Në prag të shtatorit e gjithë popullsia duhet të vaksiohet me preparati kundër gripit ët zakonshëm. Për t'i bërë pritë zhvillimit të mëtejshëm dhe mutacionit të gripit të derrave, autoritetet shëndetësore në vend, bëjnë thirrje që të merren në kohë masat për vaksinim. Sipas Gazmend Bejtes, drejtor i shëndetit publik në ministrinë e Shëndetësisë, kjo masë duhet të ndërmerret nga të gjithë pasi nëse bashkohen të dy viruset, mund të përftohet një i ri edhe më i rrezikshëm.
Sipas Bejtes deri më tani nuk kemi konfirmim të AHN1, por gripi i derrave sipas tij qarkullon edhe në Shqipëri në forma të lehta.
Në fund të muajit gusht pritet të dalë në treg vaksina kundër gripit të derrave. Bejtja deklaron se qeveria shqiptare ka nisur bisedimet për të siguruar një kontigjent vaksinash të tilla, të cilat mund të vijnë në muajin tetor apo nëntor.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›