Schiling: Heqja e vizave për Serbinë, turpi më i madh i BE-së
Ish-përfaqësuesi i lartë për Bosnjë- Hercegovinën gjatë periudhës 2006-'07, Christian Schwarz Schiling ka kritikuar ashpër Bashkimin Evropian lidhur me përjashtimin e Bosnjë-Hercegovinës dhe Kosovës nga procesi i liberalizimit të vizave. Në një intervistë për gazetën gjermane Bild, Schiling shprehet se "heqja e vizave për Serbinë është turpi më i madh i BE-së deri tani. Me këtë veprim BE-ja po shpërblen vrasësit e Srebrenicës, që kryen gjenocidin më të rëndë pas Luftës II Botërore në Evropë". Schwarz Schiling ka mbajtur vazhdimisht një qëndrim parimor edhe ndaj Kosovës. Në vitin 1992, ai kishte dhënë dorëheqje nga posti i ministrit të atëhershëm të Telekomunikacionit, sepse nuk ishte pajtuar me politikën që qeveria gjermane ndiqte atë kohë ndaj Ballkanit.
"Bashkimi Evropian po bën një gabim të rëndë politik që me një arsyetim gjoja 'teknik' po lë jashtë procesit të liberalizimit të vizave Bosnjë-Hercegovinën dhe Kosovën, mbijetesa e të cilave është siguruar përmes sulmeve ushtarake të NATO-s", ka theksuar Schiling.
"Ky hap i Brukselit është i vërtet i pabesueshëm", tha Christian Schvarc Schiling në intervistën për gazetën gjermane Bild. "Në Bosnjë, Serbia kreu gjenocidin më të madh në Evropë që nga Lufta II Botërore duke vrarë e masakruar qindra mijëra civilë të pafajshëm. Dhe pikërisht tani kur po shënohet përvjetori i 14-të i masakrës së Srebrenicës, Bashkimi Evropian lajmëron se serbët do të kenë të drejtë lëvizjeje të lirë nëpër të gjithë Evropën, dhe kjo nuk ndodh për qytetarët e Bosnjë-Hercegovinës dhe Kosovës", shtoi Schiling.