Skadon afati për plotësimin e formularit A-2
14/07/2009 Maturantët e 2009-s
Mbyllet përfundimisht afati për dorëzimin e formularit A-2 të plotësuar me të dhënat përkatëse për të gjithë maturantët që kanë kryer shkollën e mesme gjatë këtij viti. Ndryshe nga maturantët e vjetër, të cilët kanë ende kohë në dispozicion për plotësimin, drejtoritë arsimore në të gjitha rrethet e vendit brenda dy ditëve të ardhshme duhet të dorëzojnë në Agjencinë e Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve formularët origjinalë të dorëzuar nga kandidatët për universitetet. Prej dy ditësh ka nisur procesi i vlerësimit të testeve për lëndët me zgjedhje, rezultatet e të cilave do të luajnë një rol të rëndësishëm në procesin e përllogaritjes së komponentëve të Maturës Shtetërore. Mbështetur në këtë të fundit, do të bëhet dhe renditja përfundimtare e kandidatëve fitues që do të pranohen në universitete gjatë vitit të ardhshëm akademik. Në procesin e përllogaritjes do të përfshihen të gjithë kandidatët që rezultojnë fitues në të katër provimet e maturës, në të kundërt do të skualifikohen nga e drejta e ndjekjes së studimeve të larta për vitin akademik 2009–2010.