Apeli, arrest në burg për të akuzuarit e Gërdecit
Tiranë- Apeli i Tiranës ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për shtyrjen edhe me 6 muaj për afatet e paraburgimit të tre të arrestuarve për ngjarjen e Gërdecit.
"Gjykata e Shkallës së Apelit la të enjten në fuqi vendimin e disa ditëve më parë të Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila zgjati me 6 muaj të tjerë afatet e paraburgimitpërdy drejtuesit e firmës "Alba Demil" që,administronte fabrikën e demontimit të municioneve luftarake në Gërdec, Mihal Deliorgji dhe Dritan Minxholli si dhe ish- drejtorin e Kompanisë "Meico" në Ministrinë e Mbrojtjes, Ylli Pinari”- thanë burimet pranë gjykatës.
Kërkesa për shtimin e afateve të paraburgimit për të pandehurit Deliorgji, Minxholli dhe Pinari, lidhet me akuzën e re të ngritur ndaj tyre nga organi i Prokurorisë për "vrasje në rethana të tjera cilësuese të disa personave", krahas asaj tëmëparëshme për "shkelje të rregullave të sigurisë mbi lëndët plasëse,djegëse dhe radioaktive".
Ata u arrestuan pas shpërthimit të fuqishëm në Gërdec, me urdhër të prokurorisë së Tiranës, ndërsa Gjykata e Shkallës së Parë dhe më pas dhe ajo e Apelit, vlerësuan ndaj tyre masat e sigurisë, "arrest me burg".