E Diel, 1 Nëntor 2026

Apeli i GJKKO e riktheu në burg, vendimi ende pa u ekzekutuar. Lefter Koka ndodhet jashtë Shqipërisë

Një ditë pas Apeli i GJKKO vendosi rikthimin në burg të ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka, vendimi nuk ka mundur të ekzekutohet, pasi ai rezulton të ndodhet jashtë vendit.

Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi më herët që ish-ministri Koka të rikthehet në burg për të vuajtur edhe 6 muaj dënim në lidhje me çështjen e inceneratorit të Tiranës.

Apeli prishi pjesërisht vendimin e shkallës së parë, e cila kishte vendosur shuarjen e masës së sigurisë “arrest në burg” ndaj Kokës, me argumentin se dënimi ishte konsumuar gjatë kohës së paraburgimit.

Koka ishte dënuar fillimisht me 3 vite burg për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi iu ul në 2 vite burgim. Me vendimin e ri të Apelit, ai duhet të rikthehet në qeli për të përfunduar pjesën e mbetur të dënimit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›