E Hënë, 2 Nëntor 2026

Apeli i GJKKO i caktoi detyrim paraqitje, Berisha rekurs në Gjykatën e Lartë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha depozitoi rekurs në Gjykatën e Lartë, ku kërkon shfuqizimin e masës së sigurimit të caktuar ndaj tij nga Apeli i GJKKO, “detyrim paraqitjeje”.

Apeli i Posaçëm i caktoi ish-kryeministrit masën e sigurisë “detyrim paraqitje” në 3 janar të këtij viti, pas mbajtjes nën masë e sigurisë “arrest shtëpie”, pasi nuk respektoi masën fillestare të detyrimit të paraqitjes së caktuar nga GJKKO.

Kjo masë u caktua në kuadër të dosjes së privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›