E Hënë, 2 Nëntor 2026

Apeli i GJKKO lë në burg dy të dyshuarit që hakeruan email-et e prokurorëve të SPAK

Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi masën e arrestit me burg për Zambak Gjonin dhe Arnold Rrokaj, të dy të arrestuar për ndërhyrjen në e-mailet e Prokurorisë së Posaçme.

Sulmi ndaj emaileve të tre prokurorëve të Posaçëm ndodhi më 12 mars.

Me anë të një njoftimi zyrtar, SPAK ka sqaruar se nuk është cenuar sistemi i brendshëm i Strukturës së Posaçme, ndërsa shton se personat përgjegjës kanë tentuar të ndërhyjnë edhe në email-in e Kreut të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, por pa sukses.

Zambak Gjoni më herët ka mbajtur postin e drejtorit në burgun e Vlorës ndërsa Arnold Rrokaj, ish-zyrtar i IMT Vlorë.

Burime për RTSH-në bëjnë të ditur se ndryshe nga herët e tjera, Jonaid Myzyri, merret në pyetje si person në hetim. Myzyri po qëndron në SPAK prej më shumë se dy orë. Pas tij në SPAK, për të qenë i pranishëm, është futur në seancën e marrjes në pyetje edhe avokati Ermir Beta.

Myzyri po hetohet për shpërdorim detyre dhe favorizim i kompanive në tendera.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›