Apeli i GJKKO lë në fuqi arrestin në burg për Erion Veliajn

Erion Veliaj do të vijojë të qëndrojë në burg, pasi Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka rrëzuar kërkesën e tij për zëvendësimin e masës së sigurisë.
Vendimi u shpall sot, më 24.02.2026, në Tiranë.
Apeli la në fuqi vendimin nr. 118, datë 01.02.2026, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke mos pranuar kërkesën për ndryshimin e masës “Arrest në burg”.
Veliaj kishte kërkuar zëvendësimin e kësaj mase me një masë më të butë, konkretisht:
-
“Garancia pasurore”
ose -
“Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.
Çështja penale nr. 68 akti, datë 17.02.2026 regjistrimi, u shqyrtua nga një trup gjykues monokratik i përbërë nga gjyqtarja Nertina Kosova.
Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:– Miratimin e vendimit nr. 118, datë 01.02.2026 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Vendimi u shpall në Tiranë, më 24.02.2026.