E Diel, 1 Nëntor 2026

Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron ndaj pasurive të Orest Sotës dhe familjarëve të tij

TIRANË, 29 korrik /ATSH/ Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar la sot në fuqi urdhrin për sekuestron preventive të dhënë nga gjykata e shkallës së parë për biznesmenin Orest Sota dhe familjarëve të tij, në kuadër të një procedimi penal të SPAK për një grup të dyshuar për trafik droge dhe pastrim parash.

Vendimi u shpall këtë të mërkurë me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtar Dhimitër Lara.

Apeli i GJKKO vendosi të miratojë urdhrin e sekuestros preventive, duke rrëzuar ankimet e shoqërive dhe personave të interesuar, mes tyre A.Z., O.K., E.Xh., V.A., V.M. dhe disa shoqëri tregtare.

Ndërkohë, gjykata vendosi të mos pranojë për shqyrtim ankimin e ngritur nga Orest Sota dhe një prej shoqërive tregtare, duke e lënë në fuqi edhe për ta urdhrin e sekuestros preventive.

/m.q/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›