E Diel, 1 Nëntor 2026

Apeli i KE-se Zgjidhni krizen

Komisioni Europian ben thirrje qe mazhoranca dhe opozita te zgjidhin ngercin politik ne vend duke ju referuar ofertes se fundit te Partise Socialiste per hetim vetem te kutive me materiale zgjedhore. UPDATE

Ne po ndjekim me shume vemendje zhvillimet e fundit. Ngerci politik sic u theksua ne vleresimin qe publikuam me 9 nentor eshte problemi kryesor per Shqiperine qe pengoi perqendrimin e perpjekjeve per te bere reformat e domosdoshme te vendit si per qytetaret e saj ashtu dhe per integrimin europian. Jemi te shqetesuar nga zhvillimet e fundit dhe Komisioneri Fyle mirepret si tryezen e fundit mbi reformen elektorale qe u organizua ne Shqiperi ashtu dhe sic permendet ju inisiativen e liderit socialist te premten qe shkoi. Ne shpresojme se kjo do te shihet si nje mundesi qe nuk duhet humbur nga te dy palet. Shumica qeverisese dhe opozita duhet te angazhohen dhe te punojne bashke ne menyre te tille qe nje zgjidhje perfundimtare afatgjate te gjendet duke i dhene fund ngercit politik qe ka penguar deri tani Shqiperine qe te ndjeke plotesisht perspektiven e saj europiane tha Angela Filote zedhenese e Komisionerit per Zgjerim Stefan Fyle.

Filote sqaroi se teorite per nisjen e mundshme te protestave te dhunshme nga opozita jane te papranueshme.

Na vjen keq qe egzistojne ende disa zera te tille qe bejne thirrje per te tjera gjera e jo qe njerezit te punojne bashke per te gjetur zgjidhjen. Ky eshte prioriteti kyc edhe per qytetaret qe Shqiperia te gjeje sa me pare zgjidhjen politike duke mundesuar qe te gjitha mekanizmat ne vend te punojne teresisht per antaresimin e plote te shqiperise ne BE sepse ne besojme se Shqiperia mund te arrije ende vendet e tjera te rajonit qe jane me te avancuara per kete faze tha Filote.

Opinioni i Komisionit Europian analizoi javen e kaluar se vendi nuk ishte ende gati per te nisur procesin e anetaresimit ne BE. Kerkesa e Shqiperise per te fituar statusin kandidat rivleresohet nga Komisioni ne nentor 2011.

Pergatiti ARTA TOZAJ

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›