KRTRSH miraton Unazen e Madhe

Segmenti i pare nis ne Babrru dhe ecen pergjate lumit deri ne uren e Kamzes ndersa i dyti fillon ne zonen e Saukut dhe perfundon tek Shkolla Teknologjike. Te dy projektet kane nje vlere prej rreth 135 milione euro.
Pjesa veriperendimore e unazes qe eshte edhe segment i Rruges se Arbrit eshte rruga me e gjere qe ndertohet ne historine e vendit. Ky segment do te shpetoje kryeqytetin dhe do te lehtesoje gjithe trafikun qe vjen nga rruga e Arbrit dhe shkon ne bregdet tha Berisha.
Kryeministri akuzoi bashkine se ka mbajtur peng Unazen e Madhe te Tiranes edhe pse qeveria i ka siguruar fondet per ndertimin e saj.
Moren persiper ta marrim kredine si qeveri dhe tia japim bashkise por bashkia nuk donte qe te kishim nje investim te perbashket tha Berisha.
Votimi i projekteve te unazes u parapri nga nje fjalim i gjate politik i Berishes ne qender te te cilit ishte kundershtari i tij politik Edi Rama.
Tirana eshte qyteti me trafikun me problematik kryeqytet i vetem qe nuk ka nje parking edhe pse kryetari ka tre mandate rresht ne detyre. Ne trefishuam grantet kryetari i la njerezit ne balte dhe te mbytur ne ujera. Kurre nga themelimi deri me sot qyteti nuk ka perjetuar braktisje totale sic ka perjetuar keto kater vitet e fundit. Mund te themi se Tirana hyri ne kuti tha Berisha..