E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apeli i Komisionit Europian: Presim zgjidhjen e situatës

Angela Filote

Komisioni Europian pret rezultate konkrete nga klasa politike shqiptare për zgjidhjen e krizës. Kështu u shpreh zëdhënësja e komisionerit për Zgjerim e Fqinjësi, Angela Filote, në deklaratën e saj të parë nga foltorja e Komisionit Europian, e pyetur nga “Top Channel” mbi tryezën e organizuar dy ditë më parë nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi. “Komisioneri Fyle, sigurisht që vazhdon të monitorojë nga shumë afër të gjitha zhvillimet në Shqipëri dhe ai do të dëshironte shumë të shihte një farë progresi”, ka deklaruar Filote. Të premten e kaluar, komisioneri i ri, Stefan Fule, deklaroi për “Top Channel” se zgjatja e mëtejshme e krizës politike në vend do të sillte komplikime negative në opinionin e komisionit mbi aftësinë e Shqipërisë për të marrë statusin e vendit kandidat për në BE.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›