E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apeli i PD Edi Rama te beje transparente te ardhurat e tij

Partia Demokratike i kërkoi kreut të PS-së, Edi Rama që të bëjë transparente të ardhura e tij dhe prejardhjen e pallatit pesëkatësh të bashkëshortes së tij. 
“Prej më se 10 javësh me radhë Z. Edi Rama,  refuzon  të bëjë transparencën për  një seri  aferash të tij korruptive personale dhe familjare. Ai del çdo ditë dhe gënjen për çdo gjë por nuk ka paraqitur gjer më sot asnjë faturë ndërtimore për pallatin 5 katësh në pajë të familjes së tij,  ndërtuar në sheshin në mes të pallateve  duke dëshmuar me këtë se pallati mund të jetë ndërtuar me gjobat  që ai është akuzuar se ju vendoste ndërtuesve të Tiranës. Prej 10 javësh Z. Rama ka shpifur trilluar për çdo gjë. Ai ka shpallur vet Shqipërinë gënjeshtër,por nuk i ka paraqitur  publikut asnjë faturë tatimore të vërtetë të 1  milion Euro  të paguara për ndërtimin e pallatit në pajë të familjes së tij në lulishten e fëmijëve duke dëshmuar se ai nuk ka paguar as dhe një qindarkë në tatimet e shtetit”, vlerësoi zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi.
Sipas, selisë blu, me qëndrimin e tij, Rama fakton se nuk disponon fatura bankare,  sepse ato mund të jenë para trafiqesh të pista. 
“Z.Rama beson se  taksat janë detyrim  vetëm për qytetarët e tjerë por jo për atë dhe familjarët e tij. Me këtë Z.  Rama dëshmon se ai nuk disponon fatura bankare sepse ato mund të jenë para trafiqesh të pista të organizatave kriminale me të cilat ai është i lidhur kokë e kembë. PD fton Z. Rama  të mos harrojë se heshtja e tij e zgjatur flet më shumë se pallati 5 katësh 900 meter katrorë,  se 100 milion Lek  kredi pa interes, se sa çmimi 2 Dollar i rezidencës së tij verore në Malin e Dajtit,të cilat  e shqerojnë atë çdo ditë në çdo taki,  në çdo zotim, në çdo mashtrim deri në kutinë e votimit!”, u shpreh Vorpsi. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›