Apeli i Rames Pjesemarrje ne zgjedhje per te mundur manipulimin
Partia Socialiste ka mbledhur sot Asamblenë për të diskutuar për përgatitjen e zgjedhjeve të 23 qershorit. Kryesocialisti u shpreh i bindur në fitoren e zgjedhjeve dhe apeloi për pjesëmarrje në votime, në mënyrë që të munden manipulimet
“Shqiptarët duhet ta ndryshojnë gjendjen e tyre dhe ndryshimi fillon nga një votë. Mjetet e manipulimit duhet të ndalohen nga vetë njerëzit. Gjithkush duhet ta kuptojë që duke mosvotuar lë mundësi të manipulohet me votën e tij. Duhet ta mundim makinën e manipulimit të zgjedhjeve. Mënyra më e mirë është pjesëmarrja në zgjedhje”- apeloi kreu socialist.
Gramoz Ruci, Bashkim Fino dhe Sajmir Tahiri raportuan pozicionin e socialistëve, bazura në të dhënat e censusit. Ashtu sic u shpreh dhe Rama, koalicioni opozitar i socialistëve është përpara në pjesën dërrmuese të qarqeve. Por një shpresë të e e ka tek dëmtimi i të djathtës në pushtet nga e djathta në opozitë .
PD nuk merr 60 mandate
Për mbrojtjen e votës, votuesi ka përgjegjësine kryesore
Rama tha se pushteti po përpiqet me cdo kusht të deformojë zjedhjet, edhe me votimin e njëanshëm të shpërndarjes së mandateve për çfarë ka referuar në asamble damian gjiknuri. Për këtë cështje Asamblea nuk mori një vendim. Ajo vecse votoi pro hyrjes në kryesi të kryebashkiakut të Korcës dhe të Elbasanit.
Rama: Do rikthejmë rendin në 300 ditët e para të qeverisjes
Mbledhja e Asamblesë Socialiste nisi me një minutë heshtje në nderim të komisarit të Matit të rënë në krye të detyrës. Musa Skura u plagos gjatë një operacioni për kapjen e trafikantëve të municioneve dhe humbi jetën një javë më vonë në spitalin e Foxhias në Itali.
Dhe duke marrë shkas nga kjo ngjarje kryesocialisti Edi Rama e ka nisur fjalën e tij në këtë Asamble me situatën e rendit dhe krimit në vend. Sipas tij krimi ka marrë rrugët e superioritetit, ndërsa ka premtuar se lufta kundër krimit do të jetë prioriteti i tij qeverisës.
“Do rikthejmë rendin në 300 ditët e para të qeverisjes. Beteja e shtetit me krimin, ndeshje e shitur”- theksoi ai.
Sipas Ramës vendi ka sot numrin e vrasjeve më të lartë në Europë dhe rajon dhe numrin më të lartë të vdekjeve në rrugë, ndërkohë që ka numrin më të vogël të automjeteve”- vijoi ai.
Kryesocialisti akuzoi kryeministrin se po bën fushatë me idenë e bashkimit komëbtar, por as Rama nuk mbeti më pas. Tha se edhe PS e ka një plan të Bashkimit kombëtar, ndonëse nuk e quajti kështu fjalë për fjalë.
“I bëj apel Kryeministrit, mos përzieni interesat e punëve të mëdha të kombit me interesat e mbajtjes së pushtetit personal. Ne kemi një plan të shpallur për të afruar shqiptarët në rajon. Kryeminsitri ska asnjë plan vec retorikës. Ne duam të punojmë pas 23 qershorit me qeverisë e Kosovës për cështjen e sigurimit, për sistemin e përbashkët në dy shtete, sovranitetit ushqimor, ofertën e përbashkët turistike. Ndërsa Kryeminsitri cbëri në 8 vite? Anulloi interkonjeksionin, bëri një abetare me gabime, luftë me pataten dhe u krenua me turistët e ardhur nga Kosova. Rruga e Kombit, mbetet e vetmja gjë e hajrit” deklaroi Rama.