Presidenti Nishani merr mesazh nga Sekretarja amerikane e Shtetit
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka marrë një mesazh që mban datën 4 janar 2013 nga Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton. Në mesazhin e saj sekretarja amerikane falenderon presidentin për dekorimin me Urdhrin e Flamurit Kombëtar, gjatë vizitës së saj në Tiranë në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë dhe shpreh kënaqësinë për vazhdimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.
Mesazhi i plotë i sekretares amerikane:
“I dashur Zoti President!
Takimi me ju në Pallatin e Brigadave ishte kënaqësi. Gjithashtu ishte privilegj për mua të vizitoja Tiranën gjatë këtij viti historik për Shqipërinë dhe të uroja vendin tuaj për 100-Vjetorin e Pavarësisë.
Personalisht, pranimi i Urdhrit të Flamurit Kombëtar përbënte një nder të madh për mua. Ky Urdhër do të shërbejë si një përkujtesë e rëndësishme e marrëdhënieve jetike mes dy popujve tanë. Pres me kënaqësi të vazhdojmë bashkëpunimin produktiv mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë.”