Apeli i Sequi per opoziten
Kur mbeten 4 ditë nga zgjedhjet, ndërkombëtarët jane te drejtperdrejte dhe i kërkojnë opozitës të plotësojë vendet vakante ne KQZ. Ambasadori Ettore Sequi, pas një takimi me kryetaren e KQZ-së, 4 ditë para zgjedhjeve tha për mediat se kurrë nuk është vonë për të pasur një KQZ të plotë.
23 qershori dhe standardet që duhen respektuar sipas ambasadorit janë me rëndësi për procesin integrues të Shqipërisë.
Ettore Sequi, siguroi se Bashkimi Europian përmes vëzhguesve të tij do të monitorojnë nga afër, jo vetëm ditën e votimit, por edhe procesin e numërimit të votave.