Deshton projekti KQZ Procesi deshmoi probleme serioze

Dështoi edhe projekti për verifikimin e kartave të identitetit të votuesve në qarkun Tiranë, në zgjedhjet e 23 qershorit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur ndërprerjen e parakohshme të kontratës me kompaninë INDRA, pas problemeve ne testimet e procesit.
Socialistët akuzojnë KQZ për dështim të qëllimshëm. Por, ndryshe mendon përfaqësuesi demokrat në KQZ.
Kryekomisionerja Lefterie Lleshi tha se testimi i kryer për zbatimin e projektit në Tiranë dëshmoi probleme serioze.
Gjendur në këto kushte, verifikimi i dokumenteve të identitetit në Tiranë, me dore ashtu si në gjithë vendin. Ky ishte dështimi i dytë pas atij të numërimit elektronik të votave në Fier.