E Diel, 1 Nëntor 2026

PS, padi kryetares së KQZ-së, nën akuzë për 4.1 milion euro

lefteria-e-lleshit2Partia Socialiste po përgatit padinë penale ndaj kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lefterije Lleshi dhe administratës zgjedhore me akuzën për dështim të orkestruar të projektit teknologjik, me pasojë shpërdorimin e fondeve publike.

Përfaqësuesi ligjor i PS-së, Genci Gjonçaj, tha dje se KQZ është autoriteti përgjegjës për dështimin e kontratës me kompaninë spanjolle, duke e prishur atë me urdhër politik. Ai tha se për këtë situatë Partia Socialiste do të kërkojë nxjerrjen e përgjegjësve para ligjit.

Ajo që KQZ provoi ishte një vonesë dymujore për një, dy apo tri faqe specifikime teknike, e thënë ndryshe, dy muaj për të vonuar dhe për të dështuar procesin dhe sigurisht jo me kokën e tyre. Sot vërtetojmë dyshimin se qeveria në asnjë moment nuk ka dashur të realizohet ky projekt dhe nëpërmjet institucionit vegël, që është KQZ-ja, po i jep goditjen e fundit projektit SEV. Përfundimisht zonja kryetare, në këtë dështim të orkestruar KQZ është para të gjithëve ligjërisht përgjegjëse për shpërdorimin e fondeve publike dhe cenimin e interesave të ligjshme të shtetit dhe shtetasve me veprime dhe mosveprime që kanë shkaktuar pasojën e paligjshme të mosrealizimit të projektit SEV dhe dëmit ekonomik të shkaktuar, tha Gjonçaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›