E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apeli i ambasadoreve Zgjedhjet te behen sipas standardeve

Ia behën në selinë rozë për të dhënë përsëri mesazhin mbi nevojën e bashkëpuimit politik në funksion të përgatitjeve të zgjedhjeve të 23 qershorit.

Ambasadori amerikan dhe ai i Komisionit Europian patën një vonesë prej 20 minutash. Shkak ishte axhenda e takimeve.

Në fund të takimit, që zgjati për rreth një orë, Volfart, theksoi nevojën për një proces zgjedhor sipas standardeve.

“Çdo gjë që është konstruktive ka mbështetjen tonë. Do të jetë dekurajuese në qoftë se ka diçka që do ju çonte në një atmosferë më pak konstruktive. Dialogu ka filluar e do të vazhdojë”-deklaroi ambasadori i OSBE-së.

Pas prononcimit të ambasadorit Volfart, para mediave doli kryetari socialist,

“Domosdoshmëri që zgjedhjet e ardhshme të jenë fundi i kapitullit të farsave elektorale dhe fillimi i kapitullit ku populli vendos për ata që do ta qeverisin”-tha Rama.

Kur mbeten 5 muaj nga dita e zgjedhjeve, shqetësimi kryesor mbetet ndarja e mandateve për deputetë. Mazhoranca dhe opozita janë të ndara, mbi këtë proces, që për momentin kondiredohet i rëndësishëm për garën elektorale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›