E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pasardhesi ne fronin britanik diskutohen ndryshimet ne ligj

Dhoma e Lordëve në Britaninë e Madhe është përfshirë në debate për sa i përket ligjit që diskriminon femrat për të qenë pasardhëse në fronin mbretëror duke i dhënë përparësi djemve. Ligji aktual që daton në vitin 1701, nënkupton që nëse Princi Uilliam, pretendenti i dytë në radhë për fronin, dhe bashkëshortja e tij dukesha e kembrixhit, do të bëhen me vajzë, atëherë ajo mund të klihet anash nga fëmija e dytë nëse ai është djalë. Por nëse cifti nuk bëhet me djalë, atëherë pas Uilliam do të jetë princi Herri ai që do të ngjitet në fron. Zëvendës kryeministri dhe kryetar i koalicionit liberal demokrat, Nik Kleg e ka kundërshtuar këtë ligj.
"Ligji aktual i pasardhësit në fron i përket një epoke të lashtë. Ai përfaqëson paragjykime të vjetra dhe frikë. Sot ne nuk mbështesim ligje që diskriminojnë njerëzit në baza gjinore apo fetare. Ato nuk kanë vend në Britaninë moderne apo në monarkinë tonë”.
Gjithashtu parlamenti britanik do të shqyrtojë dhe ligjin që detyron momarkët dhe pasardhësit e tyre që të martohen patjetër me katolikë.
"Një katolik mund të martohet me një trashëgimtar të fronit, por nuk mund të pretendojë fronin. Arsyeja pse unë kundërshtoj është sepse kjo bie ndesh me mësimet e kishës katolike.
Mark Durkan, anëtar i parlamentit nga Irlanda e veriut u shpreh se gjuha e propozuar në projektligjin për fenë katolike ishte ofenduese.
"Zgjidhja që po bëjmë po e vendos debatin në një gjuhë ofensive. Këto janë masa të cilat nëse do të përdoreshin nga një politikan në Irlandën e veriut do të gjykoheshin si nxitëse për urrejtjen fetare.
Të tjerë kanë shtruar pyetjen nëse populli britanik do të kishte zërin e tij për sa i përket pasardhësit në fron. Princi Çarls do të marrë fronin vetëm pasi të ketë ndërruar jetë Mbretëresha Elizabetë. Uilliam dhe Kejt do të bëhen prindër në korrik të këtij viti, por nëse ndryshimet do të aprovohen ato do të jenë të aplikueshme për cdo fëmijë që ka lindur pas tetorit të 2011-ës.
15 anëtarët e familjes mbretërore do të duhet të jenë dakord me ndryshimet pasi e kanë dhënë një deklaratë të tillë para lajmit të shtatzanisë së Kejt Midëllton.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›