Apeli i kreut të Prezencës së OSBE, Wollfarth: Integrimi evropian vjen përmes dialogut mazhorancë – opozitë

“OSBE inkurajon dialogun politik mes dy kampeve politike, ndërsa bën thirrje për avancimin e këtij stadi konsensual, në mënyrë që integrimi evropian i Shqipërisë, të jetë një proces më i lehtë”. Kështu u shpreh sot ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth. Sipas tij, konsensusi politik mbetet një nga kushtet kryesore për integrimin e vendit në Bashkimin Europian. “Palët kanë arritur dialogun. Një rast i mirë i konsensusit është edhe miratimi nga të dyja palët i Avokatit të Popullit. Dialogu është i nevojshëm dhe unë mendoj që dialogu është i mundur”- u shpreh Wollfarth. Deklaratat e tij, kreu i prezencës së OSBE, i bëri pas takimit të zhvilluar me Avokatin e Popullit, Totozani. Wollfarth theksoi se miratimi i kandidaturës së Igli Totozanin me konsensusin e të dyja palëve në Parlament, është një fakt inkurajues sepse tregon besimin për vendosjen e të drejtave të njeriut.
...