Shkodër, tubim paqësor në rrugët e qytetit
SHKODËR- “Paqe mbi tokë” ishte mesazhi që u përcoll sot nga Dioqeza e Shkodrës, në bashkëpunim me Bashkinë dhe degën lokale të Komunitetit italian Sant Egidio, gjatë një tubimi në rrugët e qytetit të Shkodrës, ku pjesëmarrësit mbanin banderola me simbole të paqes.
Aktiviteti nisi nga mjesidet e famullisë “Shën Shtjefni”, ndërsa në qëndër të qytetit pranë bustit të Nënë Terezes, u nderua emri i shenjtores se madhe si dhe u fol për paqen për të cilën ajo punoi deri sa ndërroi jetë.
Më pas u ndalua pranë dy objekteve të kultit fetar, xhaminë Ebu Beker e besimit musliman dhe në katedralen e kishës ortodokse, dy objekte fetare të ndërtuara pranë njëra tjetrës.
Në lulishten e qytetit që gjendet mes objekteve fetare, organizatorët e tubimit mbollën një rrënjë ulli, si shenjë e jetës dhe i paqes mbi tokë.
(ma.ar/BalkanWeb)