E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apeli i kthen piket Shkumbinit

Komisioni i Apelit ka ka kthyer tri pikët në klasifikim Shkumbinit. Me një vendim të marrë në orët e vona të mbrëmjes së të premtes, ky komision ka hedhur poshtë njërën prej ndëshkimeve – që mund të cilësohet edhe si më e rënda për peqinasit, të dhëna vetëm pak ditë më parë nga Disiplinori.
Për ngjarjet e sfidës së javës së 25-të të Superligës në ndeshjen me Flamurtarin, Shkumbinit i janë kthyer tri pikët në klasifikimin e përgjithshëm, ndërsa ndëshkimet e tjera kanë mbetur në fuqi.
Ato janë humbja në tavolinë e ndeshjes me vlonjatët me rezultatin 3-0, si edhe zhvillimin e katër ndeshjeve pa spektatorë. “Pika 1 e vendimit të Komisionit të Disiplinës, dhënë më datë 09 maj ndryshohet në këtë mënyrë: Shkumbini për kërcënime të zyrtarëve të tij kundrejt zyrtarëve të ndeshjes dënohet me humbjen e takimit në tavolinë me Flamurtarin me rezultatin 3-0, si dhe zhvillimin e 4 ndeshjeve pa spektatorë”, lexohej në vendimin e Apelit.
Megjithatë, më i rëndësishëm është fakti që Shkumbini kthehet në kuotën e 30 pikëve në kampionat dhe momentalisht mbetet jashtë zonës “play out”. Megjithatë, peqinasit kanë edhe ndeshjen e javës së fundit për të luajtur në fushën e Vllaznisë ku duhet të marrin një rezultat pozitiv në Shkodër dhe shpresojnë që Tomori dhe Kamza të mos fitojnë përballë Apolonisë dhe Tiranës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›