E Diel, 1 Nëntor 2026

Tenis Uilliams fitoi lehtesisht ndaj ruses Sharapova

Kur ajo është në formën maksimale është tepër e vështirë që t’i dalësh përpara. Kjo e ka bërë Serena Uilliamsin të fitojë aq shumë trofe të Grand Slemit, ndërsa kjo e bëri që të thyente pa problem Maria Sharapovën, një nga tenistet më të mira të botës.
Serena fitoi 2-0 me sete ndaj ruses bukuroshe duke arritur në çerekfinalet e turneut të Madridit dhe duke qenë ndoshta favorite për të fituar në këtë fushë me ngjyrë shqetësuese blu.
Amerikania i fitoi setet fare thjesht, 6-1 e 6-3, pa hasur thuajse aspak në rezistencë.
Pavarësisht se dështoi në Australian Open, Uilliams nuk është thyer ende këtë vit në fushat me dhe të ngjeshur, ndërsa ka fituar 8 nga 10 ndeshjet ndaj Sharapovës që kur përballjet nisën në vitin 2004.
Në gjysmëfinale, numri 9 i botës do të ndeshet me një emër jo shumë të njohur si çekja Lucie Hradecka, ndërsa rivalja e saj më e madhe për të fituar titullin në Spanjë do të jetë numri 1 i botës, bjellorusja Viktoria Azarenka.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›