E Diel, 1 Nëntor 2026

Apeli lë në burg pedofilin, tentoi të abuzonte me një 12-vjeçare

KORCE- Gjykata e Apelit në Korçë vendosi sot të lerë në burg pedofilin 52-vjeçar ,Vladimir Xhelollari, i cili në tetor të vitit të kaluar tentoi të abuzonte me një 12-vjeçare në fshatin Leminot.

Gjatë seancës e cila është zhvilluar me dyer të mbyllura ka qënë i pranishëm edhe vetë 52-vjeçari, i cili më herët kishte ankimuar vendimin e Shkallës së Parë me 2 vite dhe 8 muaj burg.

Prokurorja e çështjes ka Roza Qirjazi në seancë, e cila ka paraqitur para gjykatës prova të mjaftueshme që vërtetojnë se kërkesa për të ankimuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë nga ana e 52-vjeçarit është bërë jashtë afateve ligjore, çka është pranuar nga gjykata, e cila ka rrëzuar kërkesën e Xhelollarit duke lënë në fuqi vendimin e mëparshëm.

Pas seancës në një intervistë për "News 24", babai i të miturës Artan Maxhari është shprehur i çliruar nga vendimi i gjykatës, ndërsa i ka bërë apel drejtësisë që për çështje të tilla të japë dënime maksimale.
Ngjarja e rëndë u regjistrua gati 8 muaj më parë ku 52-vjeçari nën kërcënimin e thikës tentoi të abuzonte me të miturën në dyqanin e prindërve të saj. Pas ngjarjes 12-vjeçarja në gjendje të rënduar psikologjike tentoi dy herë vetëvrasjen në banesë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›