Raporti i OSBE-së: KKRT-ja dhe RTSH-ja, instrumenta të qeverisë
Vjenë- Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë ka dorëzuar sot një raport në Këshillin e Evropës, mbi lirinë e medias.
Ai është dorëzuar sot nga përfaqësuesja e OSBE-së, Dunja Mijatoviç, dhe sa i përket Shqipërisë ngrihen shqetësime mbi ligjin për mediat audio-vizive.
Aty thuhet se është vënë në dieni edhe kryeministri Sali Berisha në muajin mars, ku i është thënë se ligji i miratuar para pak kohësh ka ardhur pa kryer asnjë konsultim me KKRT-në, apo Radio Televizionin Publik.
Sipas OSBE-së, kjo tregon që të dyja institucionet mbeten instrumenta të qeverisë.