E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, 27 fëmijë jetimëshfrytëzohen për qëllime fitimi

KORCE- Fëmijët jetimë shpesh janë bërë pre e dhunës, shfrytëzimit dhe trafikimit. Në këtë konkluzion ka arritur Shoqata kombëtare “Jetimët në fokus”, e cila ka degën e saj edhe në Korçë. Me praninë edhe të shoqatave të tjera të jetimëve, OJF, por edhe përfaqësues të organeve të pushtetit dhe policisë, u analizua puna e kryer dhe dobësitë e hasura.
 
Sipas tyre nga 46 lypës që janë të regjistruar nga policia në qarkun e Korçës, 27 janë jetimë dhe ata shfrytëzohen për qëllime fitimi nga të afërm e tutorë.
 
Vetëm në Korçë këtë vit 16 fëmijë të dhunuar apo të shfrytëzuar janë marrë në mbrojtje nga shoqata “Fëmijët në fokus”
 
Kjo shoqatë ka pasur raste që nuk ka gjetur mbështetjen e duhur nga policia dhe organet e drejtësisë. Rast tipik ishte ai i rrëmbimit të 3 fëmijëve jetimë nga gjiri i nënës me qëllim trafikimin si lypës në Greqi disa muaj më parë, që u kapën nga policia greke dhe u morën në mbrojtje nga një shoqatë jetimësh në Selanik.
 
Edhe pse rasti ishte flagrant tutori, që i shpëtoi policisë greke shëtit i lirë në Korçë, me pretendimin se nuk i është provuar fajësia.
 
Gjatë bashkëbisedimit u soll përvoja e punës me fëmijët e dhunuar e të shfrytëzuar, jo vetëm në katër rrethet e Qarkut Korçë, por edhe nga qarqe të tjera.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›