E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Apeli lë në fuqi vendimin/ Vrasësi i dy motrave në Astir, Përparim Ademi do vuajë dënimin me burg përjetë

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me burgim të përjetshëm për Përparim Ademin, i cili vrau dy motrat në Astir në fund të vitit 2020.

Ademi është shpallur fajtor për veprat “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Në fund të vitit 2020, Përparim Ademi, i cili kishte lidhje intime me njërën nga gratë, ekzekutoi dy motrat Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi.

Ai i vrau ato në sy të dy fëmijëve të mitur, ndërsa përdori nipin për të hyrë në banesë, ndërkohë që në çantë mbante armën, me të cilën qëlloi me breshëri me automatik në drejtim të dy motrave.

Pas ekzekutimit, Ademi tentoi të ekzekutojë edhe veten, por arma nuk kishte më fishekë. Ai u dorëzua më pas në polici. Sipas hetimeve të mënvoshme rezultoi se 59-vjeçari Ademi nuk pranonte ndarjen nga motrat, me të cilat kishte lidhje jashtë martesore, gjë e cila çoi edhe në krimin tronditës.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›