Yuri Kim takon kreun e ILD-së: SHBA do të vazhdojë të ndihmojë në forcimin e institucioneve

Roli i Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë në mbikëqyrjen e disiplinës së gjyqtarëve, prokurorëve dhe anëtarëve të këshillave ishte kryefjalë e takimit që zhvilloi Ambasadorja e SHBA Yuri Kim me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, Artur Metani, i cili drejton një nga institucionet kyçe të reformës në drejtësi.
Ne njoftimin e saj zyrtar theksohet roli i rëndësishëm të ILD-së në mbikqyrjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
“Ambasadorja e SHBA Yuri Kim u takua sot me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, Artur Metani, i cili drejton një nga institucionet kyçe të reformës në drejtësi. Roli i ILD-së në mbikëqyrjen e disiplinës së gjyqtarëve, prokurorëve dhe anëtarëve të këshillave është thelbësisht kritik për sistemin e drejtësisë në Shqipëri. SHBA do të vazhdojë të ndihmojë në forcimin e institucioneve të drejtësisë në Shqipëri, siç është ILD, ndërsa ato forcohen për të çuar më tej përpara integrimin e Shqipërisë në BE.”
Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim takimin me kreun e Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani, e zhvilloi gjatë paradites së martës.