Apeli per Xhoanen, TCH hap llogari bankare

Per t’i ardhur ne ndihme Xhoanes, vajzes, dikur balerine, Top Channel nen kujdesin e presidentes, zonjes Vjollca Hoxha ka hapur kete numer llogarie: 210237 10000 018 ne “NBG Bank”, ku jane depozituar nje shume e caktuar parash.
Ky vendim i presidentes se Top Channel eshte marre menjehere pas transmetimit te kronikes.
Por ne redaksine e Top Channel kane mberritur edhe telefonata nga perfaqesues te shoqatave te para dhe tetraplegjikeve, te cilet kane konstatuar se Xhoana aktualisht nuk perfiton as nga ndihma ekonomike qe duhet te marre ne baze te ligjit.
Operacioni dhe proteza qe i nevojitet Xhoanes jane teper te kushtueshme dhe realizohet vetem ne disa shtete, ndaj ne i bejme apel te gjithe qytetareve qe munden, te kontribuojne ne kete numer llogarie.