E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres, mbyten ne det xhaxhai dhe nipi

Nje ngjarje e rende ka ndodhur pasditen e sotme ne qytetin e Durresit, ku dy persona kane humbur jeten pasi jane mbytur ne detin Adriatik.

Lajmin e bejne te ditur burime policore lokale, sipas te cilave viktimat jane shtetasit Bardhyl Zaqellari, 39 vjec dhe nipi i tij Alban Zaqellari, 19.

Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur rreth ores 17:40, teksa dy viktimat po laheshin tek Gjiri i Lalzit.

Burimet saktesojne me tej se trupat e tyre jane derguar ne morgun e qytetit bregdetar, ku pritet qe nga autopsia te percaktohen shkaqet e vdekjes.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›