Apeli pro lirimit te Delijorgjit Pinarit dhe Ngjecit

TIRAN- Edhe Gjykata e Apelit ne kryeqytet e cilesoi te ligjshem lirimin e tre te pandehurve te etiketuar si arkitektet e fabrikes se demontimit te municioneve ne Gerdec shtetasit Mihal Delijorgji Ylli Pinari dhe Sokol Ngjeci.
Tre keta te fundit u liruan mbremjen e dates 7 shkurt 2011 vetem pak dite pas lirimit nga Gjykata e Larte te shtetasit Dritan Minxholli. Ky i fundit pati kerkuar nga togat e zeza te Kolegjit Penal te lirohet nga qelia per shkak se kishte perfunduar afati i qendrimit 12 mujor ne paraburgim pa pasur nje vendim fajesie apo pafajesie.
Me lirimin e Minxhollit nga Gjykata e Larte kerkesen per lirim e dorezuan edhe tre te pandehurit e fundit te kesaj ceshtje qe ndodheshin ne qeli. Kjo kerkese u pranua nga treshja gjykuese e Gjykates se Shkalles se Pare e cila po gjykon dosjen e themelit ndaj 28 te pandehurve te akuzuar si pergjegjes per shperthimin e 15 marsit 2008 ku mbeten te vrare 26 persona dhe mbi 300 te tjere u gjymtuan.
Por per lirimin e tyre nuk ishte dakord organi i akuzes te cilen animuan vendimin prane Gjykates se Apelit. Kjo e fundit paraditen e djeshme morri ne shqyrtim kete ankim dhe pasi degjoi pretendimet e paleve vendosi te lere ne fuqi vendimin e Gjykates se Shkalles se Pare te lirimit te tre te pandehurve.
Ligjerisht lirimi i kater te pandehurve te arrestuar Delijorgji Pinari Minxholli dhe Ngjeci erdhi pasi kishin kaluar afatet 12 mujore te qendrimit ne paraburgim ne fazen e gjykimit pa nje vendim fajesie apo pafajesie.
Ky afat 12 mujor kaloi pasi togat e zeza te Gjykates se Shkalles se Pare nuk arriten te shprehen me vendim ndaj te pandehurve per shkak te zvarritjeve te shkaktuara kryesisht nga avokatet mbrojtes.
Sipas vendimit te Gjykates se Larte te pandehurit kane qendruar madje rreth 90 dite me shume se sa parashikon ligji i afateve te paraburgimit ne fazen e hetimit gjyqesor. Shkak per kete zgjatje sipas gjykates u be sepse Gjykata e Shkalles se Pare filloi numerimin e diteve te paraburgimit qe me dorezimin e dosjes per gjykim prane kesaj gjykate.
Ndersa Gjykata e Larte cilesoi se numerimi i afateve te paraburgimit ka nisur qe ne momentin qe dosja eshte dorezuar ne Gjykaten e Larte pasi ishte i pandehur Fatmir Mediu. Por ky i fundit i shpetoi gjykimit per shkak te imunitetit dhe dosja kaloi per kompetence prane Gjykates se Shkalles se Pare.
Nga Gjykata e Larte e deri ne Gjykaten e Shkalles se Pare kishin kaluar 3 muaj cka per treshen gjykuese te dosjes se 28 te pandehurve ky afat nuk eshte numeruar veprim ky qe u hodh poshte nga Gjykata e Larte qe solli edhe lirimin e Minxhollit me 2 shkurt dhe me 7 shkurt u liruan edhe Delijorgji Pinari dhe Ngjeci.