Piramida proteste perpara Kuvendit te Shqiperise

Grupimi Tirana per Piramiden reagoi sot prane Kuvendit te Shqiperise kunder shembjes se Qendres Nderkombetare te Kultures Pjeter Arbnori e njohur ndryshe si Piramida. Gjate kesaj kohe brenda ambienteve te Kuvendit po prezantoheshin maketet e propozuara nga firmat e ndryshme arkitekturore per godinen e Parlamentin te ri i cili pritet te ndertohet aty ku sot ndodhet Piramida.
Edhe pas shume protestave dhe aktiviteteve kulturore te organizuara ne muajt e shkuar nga shoqeria civile arkitekt dhe ekspert te vlerave monumentale per te penguar shembjen e Piramidea duket se maxhoranca eshte e vendosur te zevendesoj kete ambient publik dhe historik te Tiranes me nje ndertese qeveritare.
Gjate reagimit te sotem ishin te pranishem z. Artan Shkreli si perfaqesues i Shoqates se Arkitekteve i cili u shpreh se ne kete rast kemi te bejme me nje nderhyrje kushtetuese ku nje pushtet nderhyn ne pushtetin tjeter. As une dhe askush nga Shoqata e Arkitekteve nuk eshte vene ne dijeni te ketij aktiviteti kaq te rendesishem per urbanistiken e Tiranes tha Shkreli.
Nje tjeter personalitet i pranishem ne reagimin e sotem ishte z. Artan Lame Kryetar i Shoqates per Mbrojtjen e Trashegimise Kulturore i cili deklaroi se eshte e turpshme qe ne mes te nates vendoset per projektin e ri te Parlamentit dhe prishjen e piramides.
Lame shprehu gjithashtu indinjten e tij per faktin qe ne nje takim te tille ftohen pronar mediash si Fahri Balliu dhe jo profesionistw arkitektw. Kurthi i Kryetares se Kuvendit eshte qe ka thirrur pronaret e medias dhe shpresoj qe media te mos bjere ne nje kurth kaq provincial eshte shprehur Lame.
Gjate aktivitetit perfaqesues tw Levizjes MJAFT shpalosen nje baner ne permbajtjen e te cilit kishte fotogravi nga piramida te tjera te botes si ajo e Egjiptit e Louver-it ne France Chechenitza ne Meksike Piramida e Paqes ne Uzbekistan si dhe Piramida e Tiranes. Kjo per te ilustruar se piramida ka kudo ne botedisa prej tyre i perkasin antikitetit disa te tjera koheve moderne por ne thelb te gjitha jane simbole te trashigimise kulturore dhe historike te vendeve ku jane ndertuar.
Piramida eshte nje simbol i historik monumental dhe kulturor i Tiranes eshte pjese e ndergjegjes historike te cdo banori te ketij qyteti dhe do te mbetet e tille per njekohe te gjate - u shpreh Aldo Merkoci aktivist i Levizjes MJAFT.
Ne fund te ketij aktiviteti perfaqesues te shoqwrise civile i dhuruan Kryetares se Kuvendit nje piramide ne miniature me shpresen se ajo dhe mazhoranca te cilen perfaqeson te shohin nga afer qe nuk ka asnje arsye per te patur frike nga Piramida.