Muze i hapur per te rinjte

Femije dhe te rinj shperndajne mesazhe per jeten dashurine dhe paqen ne ekspoziten 1-1 Jete dhe Dashuri ne MHK. Ftohen te rinjte po a ndryshon koncepti per komunikimin e vlerave te trashegimise me publikun
Nje seri seminaresh me specialiste te muzeve te Ballkanit Perendimor u finalizua
me ekspoziten 1-1 Jete dhe Dashuri qe rri e hapur deri me 26 mars ne Muzeun Historik Kombetar.
E njejta pervoje bashkon 11 muze te rrjetit Ballkanit te Muzeve Muzeu Kombetar i Beogradit Muzeu i qytetit te Novi Sadit Muzeu Kombetar i Sarajeves Muzeu i qytetit te Zenices Muzeu i Banja Lukes Muzeu Kombetar i Maqedonise Muzeu i Prishtines Muzeu i Gjakoves Muzeu i Cetinjes Muzeu Historik Kombetar i Tiranes Muzeu Historik i Shkodres dhe Trashegimia Kulturore.
Ne Muzeun Historik Kombetar ekspozita u cel dje ne oren 18.00 dhe nje ore me vone e njejta ekspozite u hap ne te gjithe muzete e tjere.
Vizitoret i pane aktivitetet e muzeve perkates ne nje monitor te madh te instaluar ne holl ku behej lidhja on line. shte hera e pare qe Muzeu kryen nje bashkepunim te tille dhe fton te rinjte te punojne te realizojne punet e tyre dhe te mesojne nga pervoja e specialisteve.
Protagoniste te ekspozites jane femijet 4-6 vjec nxenes te Liceut Artistik Jordan Misja te mitur dhe gra te denuara qe vuajne denimet ne burgjet e Tiranes. Per ekspoziten kane punuar kuratoret Sali Kadria Entela Kasemi Enver Kushi dhe Fatmir Boshnjaku.
Mesazhet e te rinjve
Te rinjte e ekspozites e cila eshte ndare ne panele te vecanta prezantohen me pune ne pikture fotografi skulpture dhe shperndajne mesazhe te ndryshme per jeten dhe dashurine. Sapo hyn ne ekspozite te qellon te shkelesh mbi pankarta ku shkruhen thenie te autoreve te njohur ose mesazhe anonime per jeten. Kembet mund te shkelin edhe mesazhe Dashuria vjen si nenshtrim i vetes Naim Frasheri Love is life and if you miss love you miss life Leo Buscaglia pyetje anonimeA eshte dashuria dicka e kuptimte etj..
Punimet artistike te femijeve 4-6 vjec realizuar pergjate tre muajve ne kopshtin nr. 6 te Tiranes imitojne natyren dhe u japin nje forme endrrave te tyre. Kane punuar me materiale te riciklueshme dhe kane shprehur nepermjet puneve deshirat per nje bote te paster dhe me gjelberim.
Te rinjte e Liceut Artistik Jordan Misja jane thelluar ne mesazhet qe duan te japin per komunikimin vetmine plakjen endrrat. Shume lidhen me jeten e nxenesve ne Lice.
Shohim vajza te veshura me fustane vallezimi dhe puante qe meditojne djem te kollarisur qe i bien pianos dhe do te donin te kishin kater duar per te dhene maksimumin portrete te menduara dhe me fytyren te mbeshtetur mbi instrument. Dashuria eshte dy pellumba qe cukiten nje vajze e njome qe provon puthjen e pare para pasqyres.
Te tjere nxenes te ekspozites kane punuar skulptura ne terakote balte gips. Ne ambientet e Muzeut te keshilluar nga specialistet shihen aty imitimi i figurave mitologjike e te historise se lashte si Artemisa Sfinski Demosteni.
Problem ngelet koncepti
Perse nuk eshte realizuar me pare nje ekspozite e tille Pyesim njerin nga kuratoret e ekspozites Sali Kadria i cili sqaroi se ky eshte konkluzioni i nje sere seminaresh qe jane bere me specialiste te Ballkanit Perendimor. Sipas specialistit problem ka qene financimi megjithese ky aktivitet eshte bere me nje financim fare te vogel nga nje organizate joqeveritare suedeze Trashegimia Kulturore pa Kufij.
Kur eshte realizuar me kaq pak para perse nuk jane realizuar me perpara aktivitete si ky
qe kane per qellim rritjen e numrit te vizitoreve ne nje ambient te heshtur e te mykur si eshte tani Muzeu
Problemi qendron te menyra e konceptimit. Kadria na tregon se nga seminaret jane pare menyra te tjera te ekspozimit te komunikimit me median te komunikimit me publikun te marketingut te hartimit te teksteve ose diciturave. Pra thelbi i problemit ngelet promovimi i asaj trashegimie te mbyllur ne muze.
Kadria niset nga kjo pervoje e pare dhe modeste per te thene qe ne qofte se me perpara praktika ka qene qe ne qender ishte objekti per vizitorin tani kemi ndryshuar dhe ne qender kemi vizitorin. Per ne kjo eshte me e rendesishme dhe synojme ta arrijme dhe ta ftojme ne muze te bashkepunojme me te sepse ne fund te fundit gjithe procesi qe zhvillohet ne muze eshte per edukimin e publikut edukimin e te rinjve.
Nga sot deri me 26 mars ne mbyllje te ekspozites 2-3 ore femije dhe te rinj vijne ne MHK dhe mesojne si te pikturojne fotografojne si mund ta restaurojne nje objekt te demtuar dhe ta konservojne ne ambientet e Muzeut nen mbikeqyrjen e specialisteve piktoreve konservues restauratore specialiste te edukimit komunikimit qe jane marre edhe me femijet.
Nga data 18 mars deri ne mbyllje te ekspozites nje grup specialistesh te muzeve te Ballkanit Perendimor perfaqesues te medias dhe nga artistet e vegjel zhvillojne nje tur nga Sarajeva ne Shkoder e Cetinje vizitoje muzete e vendeve perkatese shkembejne ide dhe pervoja. Autobusi quhet Peace Bus Tour dhe vjen ne Tirane me 26 mars.