E Diel, 1 Nëntor 2026

Apeli rikthen në gjykim dosjen e Enver Dondollakut

 

TIRANË- Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka shfuqizuar dënimin e dhënë për një ndër anëtarët e Bandës së Lushnjës duke e rikthyer atë përsëri për shqyrtim. Behet fjale per krahun e djathte te Aldo Bares, Enver Dondollakun. 

Pak muaj më parë Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda e ka dënuar të pandehurin në mungesë me 25 vite burg. Por ky vendim u apelua nga avokati mbrojtjes, i cili pretendoi për shkelje proceduriale gjatë gjykimit.Kjo kërkesë u mor parasysh nga trupi gjykues, i cili e ka rikthyer edhe një here për gjykim në Shkallën e Parë.

Prokuroria e Krimeve të Rënda e akuzon Dondollakun i njohur ndryshe edhe si krahu i djathte i Aldo Bares, si pjesëmarrës në ekzekutimin e pesë personave, plagosjen e dy të tjerëve, si dhe shkatërrime të pronave të bëra në emër të bandës në qytetin e Lushnjes. Sipas dosjes, që disponon organi i akuzes, grupi u krijua në korrik te vitit 1997, kur Artur Daja ka vrarë Ramadan Shkurtin, vëllanë e Alfred Shkurtit (Aldo Bares). Menjëhere pas vrasjes se vëllait, Aldo Bare ka krijuar edhe grupin e tij kriminal, kur realizoi vrasjen e Artur Dajës, me 21 tetor të vitit 1998 ku kokën e viktimës e ka shëtitur në qytetin e Lushnjes.

 Flamur Vezaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›