Apeli rrëzon Prokurorinë, "arrest shtëpie" për Ndrea Prendin

Gjykata e Apelit ka rrëzuar sot kërkesën e Prokurorisë për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj ish- komandantit të Gardës, Ndrea Prendi, ndërkohë që disa ditë më parë kjo kërkesë u rrëzua edhe nga Gjykata e Tiranës.
Prokuroria kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë nga arrest shtëpie, në arrest me burg për ish-komandatin e Gardës, por Apeli vendosi të lërë në fuqi vendimin e mëparshëm të Gjykatës së Tiranës, duke e lënë atë në arrest shtëpie.
Ndrea Prendi, me detyrë komandant i Gardës së Republikës u vu nën arrest shtëpiak, pasi nga hetimet njëvjeçare për ngjarjet e dhunshme të 21 janarit, ai dyshohet se ka vrarë protestuesin Faik Myrtaj.
Gjithashtu Gjykata e Shkallës së Parë të Tiranës pritet të shqyrtojë kërkesën për shuarjen e masës së sigurisë ndaj ish-gardistit Agim Llupo, për tejkalim të afateve të paraburgimit.
Prokuroria kërkon zgjatjen e afateve edhe 3 muaj, për shkak dhe të ardhjes me vonesë të ekspertizës së FBI dhe kompleksitetit të çështjes ndërsa Llupo. Ish-gardisti Agim Llupo, akuzohet për vrasjen e protestuesit Ziver Veizi në ngjarjet e 21 janarit . Ai ndodhet i izoluar në qeli nën masën e sigurisë “arrest me burg” ndërsa çështja sot do të gjykohet nga gjyqtari Shkëlqim Mustafa.