E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arvizu takon Ramën: Presidenti, pas konsultimeve aktive

TIRANË- Kreu i prezencës së SHBA në Tiranë, Aleksandër Arvizu ripërsëriti apelin për zgjedhjen e presidentit pas konsultimeve të përbashkëta.

"Përpiqem t`i qëndroj larg termit “president konsensual” sespe ai term ka mund të sjellë gjëra të ndryshme për njerëz të ndryshëm. Unë dua të them konsultime aktive mes palëve kryesore sepse roli i presidentit është shumë i rëndësishëm për këtë vend dhe gjtihashtu është i rëndësishëm edhe në areën ndërkombëtar për SHBA-në por edhe për shtetet e Bashkimit Europian",- deklaroiArvizu.

I pyetur nga gazetarët, menjëherë sapo doli nga Selia Rozë ku u takua me kreun e opozites Edi Rama , ambasadori Arvizu theksoi se roli i kreut të shtetit është shumë i rëndësishëm në jetën e një vendi ndaj kërkoi që ai të jetë një zgjedhje e përbashkët mes palëve, duke dashur të shmangë keqkuptimet që sjell termi 'konensual'.

“Roli i presidentit është i rëndësishëm për të zgjedhur krerët e institucioneve shtetërore si Prokurori i Përgjithshëm dhe kreu i SHISH-it. Është e rëndësisishme që në këto institucione të vendosen njerëz me integritet. Ne mund të flasim për reforma, por nëse në këto institucione nuk janë njerëz me integritet këto reforma do të ishin qesharake. Është e rëndësishme që t`u largohemi falseve dhe të ecin në rrugën e reformave”- theksoi ambasadori Arvizu.

Ambasadori bëri me dije se në takimin me kreun opozitës u diskutua mbi shqetësimin e partisë Socialsite për papunësinë në vend, situatn politike, ligjet e rëndësishme në Kuvend si dhe hetimet e 21 janarit.

Arvizu zhvilloi paraditen e sotme një takim në Selizë Rozë, me kreun e PS-së Edi Rama, ndërkohë dje është parë dje në një nga lokalet në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet teksa konsumonte një kafe me kryetarin e Bashkisë Tiranë, Lulzim Basha.
(el.me/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Arvizu një kafe me Bashën tek ish-Blloku

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›