Bode: Fonde nga kontingjenca për importin e energjisë
TIRANE - Ministri i Financave Ridvan Bode bëri të ditur se importi i energjisë do të sigurohet nëpërmjet fondeve nga kontingjenca, në mënyrë që qytetarët të mos vuajnë mungesën e energjisë elektrike.
Sipas ministrit Bode, fondet janë të mjaftueshme për një periudhë 2 mujore dhe më pas do të shihet mundësia e rishikimit të buxhetit.
Një ditë më parë, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare bëri të ditur se reshjet e ditëve të fundit kanë përmirësuar disi situatën hidrike në kaskadën e lumit Drin.
Nga të dhënat e KESH-it rezulton se niveli i Fierzës ka arritur në 262.3 metra, ndërsa prurjet llogariten në 90 metra kub në sekondë.
Niveli i Komanit ka arritur në 171 metra dhe ai i Vaut të Dejës 73.4 metra. Falë rritjes së prurjeve dhe nivelit të ujit në liqene është shtuar edhe prodhimi i energjisë.
Sipas të dhënave të KESH-it, konsumi në të gjithë vendin, për shkak edhe të të ftohtit, është rritur duke kapur 25 milionë kilovat/orë në ditë, nga të cilat 11 milionë kilovat/orë importohen dhe pjesa tjetër, prodhohen nga hidrocentralet.
(er.nu/BalkanWeb)