E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apeli rrezon ish-deputetin e PD-se per nje milion euro

/ /

Te pakten ky eshte rezultati i deritanishem pas vendimit te Gjykates se Apelit ne Tirane e cila rrezoi vendimin e Gjykates se Burrelit dhe vendosi rikthimin e ceshtjes per gjykim nga e para. Disa muaj me pare ish-deputeti Gani Hoxha aktualisht biznesmen paditi Komisariatin e Burrelit. Pas disa seancave gjyqesore gjykata e ketij rrethi penalizoi policine e cila duhej ta demshperblente Hoxhen me nje shume marramendese mbi
nje milion euro. Mesohet se juristi i Drejtorise se Policise Qarkut Diber Paulin Cera dhe nje ekspert ligjor i Ministrise se Brendshme kane perfaqesuar dje policine lokale te Burrelit ne kete gjyq. Ne fund te seances ata dolen fitimtare pasi Gjykata e Apelit vendosi prishjen e vendimit te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Mat dhe rikthimin e ceshtjes per gjykim nga e para. Tashme kjo mase demshperblimi nuk do te paguhet nga ana e policise deri ne nje vendim tjeter te gjykatave shqiptare. Mesohet se juristi Cera dhe zyrtari i ministrise i kane servirur Apelit ne Tirane faktet dhe provat e mjaftueshme per te rrezuar vendimin e meparshem. Sipas tyre gjyqi nuk mund te zhvillohej vetem me nje gjyqtar. Ata kane argumentuar se policia ka nderhyre per te shuar konfliktin te ashper qe kishte nisur mes Hoxhes dhe ortakut te tij. Sipas tyre nuk ka asnje prove apo deshmi qe te faktoje se policia ka shkelur ligjin dhe se duhet ndeshkuar me nje shume te tille marramendese. Trupi gjykues degjoi dje edhe pretendimet e biznesmenit matjan. Ai eshte shprehur se linja e seleksionimit te ferro-kromit e ngritur ne vitin 2008 ne afersi te Uzines se Ferro-kromit eshte cmontuar e vjedhur nga policia. Hoxha ka pretenduar se dispononte nje kasete filmike ku tregohej se linja e inerteve eshte shkulur e transportuar nga efektive te policise se Matit. Kjo prove e tij nuk e ka bindur trupin gjykues pasi ai ne fund te procesit e rrezoi vendimin e Gjykates se Rrethit Gjyqesor Mat qe ndeshkonte me me shume se nje milion euro policine e Burrelit. Vendimi eshte mirepritur dje nga zyrtaret e Policise se Qarkut Diber dhe ata te Komisariatit te Policise Mat pasi kjo shume e madhe do te krijonte probleme serioze ne financat e efektiveve te saj. Pikerisht atehere kur dy ortaket u perfshine ne konflikt me njeri-tjetrin policia e Burrelit i kerkoi organit te akuzes te leshonte nje urdher arresti ndaj ish-deputetit gje qe nuk u realizua. Ish-funksionari i PD-se akuzoi struktura te larta te shtetit se ishin bere pale me ish-ortakun e tij. Ai kallezoi policine e Burrelit per cmontimin e linjes se inerteve duke tentuar qe te perfitonte shumen e kerkuar. Pas vendimit te djeshem te Gjykates se Apelit gjithcka nis nga e para per kallezimin e Gani Hoxhes ndaj policise se Burrelit.

BURREL/HASAN PASHA

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›