E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banda e Durresit konfirmohen deshmite per dy atentate

/ /

TIRANE - Gjykata e Tiranes pranoi dje kundershtimet e pjesshme te prokurorise per deshmine e Faik Kullsit rreth nje ngjarjeje te vitit 2005 ne Durres ku mbeti i plagosur Lulzim Berisha i akuzuar si kreu i bandes se Durresit. Vendimi i ndermjetem i gjykates u mor ne seancen e radhes ne ngarkim te personave te akuzuarve si anetare te kesaj bande. Gjykata pranoi administrimin e procesverbaleve te deklarimeve te deshmitarit ne prokurori ne vitin 2005 procesverbale te cilat u debatuan mes paleve per vertetesine e tyre. Ato iu nenshtruan nje akt-ekspertimi i cili doli ne perfundimin se ishin te nenshkruara nga deshmitari Faik Kullsi i paraqitur ne proces disa seanca me pare. Vendimi i gjykates u kundershtua nga mbrojtesit ne proces te cilet u treguan dyshues ndaj perfundimeve te akt-ekspertimit. Kam qene rruges duke ikur per tek spitali i Durresit. Degjova disa te shtena. Pashe nje djale qe po vraponte. Ne dore mbante nje pistolete. Ai djali u fut ne nje nga rrugicat qe te conte ne brendesi te lagjes aty prane kishte pohuar deshmitari Kullsi ne prokurori ne tetor te vitit 2005. Po dje gjykata pranoi kundershtite e pjesshme te deshmise se deshmitarit Bajram Muka deklarimet e te cilit gjithashtu iu nenshtruan nje ekspertimi shkencor per te vertetuar nese ishin firmosur apo jo prej tij. Ne kundershtite e lexuara nga njeri prej prokuroreve ne proces Muka pranonte se kishte mbajtur raport sherbimi mbi nje arme te gjetur prane vendit ku ne vitin 2000 u vra Arjan Paja dhe Viron Curri e u plagos Marsel Sotiri. Erdhi nje djale i vogel me nje automatik ne dore. Automatiku kishte dy karikatore te lidhur me njeri tjetrin me ngjitese. Ai ishte gjithe balte. Djali i vogel me tha qe arma ishte gjetur ne nje pellg ku u gjet automjeti BM i perfshire ne ngjarje. Lajmerova operativin e zones. Erdhen oficeret e policise moren armen dhe pyeten edhe djalin. Bera edhe nje raport sherbimi per kete ishte shprehur Muka punonjes i policise ne kohen kur kishte dhene deklarimet. Seanca e djeshme ne ngarkim te bandes vijoi me paraqitjen e provave shkresore te organit te akuzes mbi ngjarjen e 22 gushtit 1999 ku ne nje prite te armatosur u vra Marsel Sotiri. ar.ba Hetim deshmitareve tjetersuan theniet

TIRANE - Prokuroria per Krimet e Renda pohoi dje para gjykates nisjen e nje procedimi penal per deshmi te rreme ndaj dy deshmitareve Faik Kullsi dhe Bajram Muka. Deshmitaret kane bere deshmi te rreme. Ndaj tyre duhet te hapet nje procedim penal nga ana e Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane u shpreh dje prokurori Anton Martini. Ne vijim prokurori i kerkoi gjykates nje kopje te procesverbalit te seances ne te cilen jane pyetur para gjykates deshmitaret si edhe nje kopje te procesverbalit te seances se djeshme. Behet e ditur se materialet do te depozitohen sot ne prokurorine e kryeqytetit e cila do te nise ndjekjen penale ndaj Kullsit dhe Mukes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›