Fushata e qete e Hashim Thacit
NgaARMAND SHKULLAKU
Zgjedhjet e 12 dhjetorit do te vene ne prove shume parti dhe individe ne Kosove. Ato do te konfirmojne ose jo si te suksesshem lidershipin e Isa Mustafes ne krye te LDK-se do te provojne...
forcen e trashegimtarit te Rugoves do te jene testi i pare i mbeshtetjes popullore per Albin Kurtin dhe do te tregojne nepermjet FER-it sesa hapesire ka per forcat e reja ne Kosove. Vota ne
keto zgjedhje do te mbahet mend si nje nga pikat me kulmore per karrieren e ketyre personaliteteve dhe te ardhmen e disa forcave politike.
Ndersa per nje njeri ato duken se do te jene percaktuese. Destini politik i Hashim Thacit do te shkruhet me 12 dhjetor. Ai eshte i vetedijshem se po zhvillon betejen vendimtare te karrieres se tij prandaj ne kete fushate po tregohet me i kujdesshem se kurre. Thaci po e drejton ate ne veten e pare duke zgjedhur nje strategji qe po ua imponon edhe kundershtareve te tij dhe qe ne fund shpreson ta nxjerre fitimtar.
Pozita e liderit te PDK nuk eshte me ajo e nje muaji me pare kur u shpallen zgjedhjet e jashtezakonshme. Dukshem i favorizuar atebote atij tani i duhet te beje te tjera llogari. LDK nuk eshte me partia e atrofizuar e Fatmir Sejdiut por nje formacion plot shprese per ringjallje. AAK e ka rikuperuar disi mungesen e Ramush Haradinajt duke e shnderruar ne imazh te saj elektoral Uke Rugoven. Forca te tjera qe nuk komunikojne me Uashingtonin rrezikojne te komunikojne me elektoratin e PDK. Perballe gjithe ketyre levizjeve PDK ka mbetur po ajo. Me perjashtim te disa prurjeve te reja lidershipi i kesaj partie eshte po ai qe fitoi zgjedhjet ne vitin 2007 dhe po ai qe ka qeverisur ne keto 3 vjet. Ne pikepamjen e atraksionit elektoral PDK eshte me dobet se forcat e tjera.
Nga ana tjeter fenomeni i te qenit ne pushtet e konsumon nje force politike vecanerisht ne vende me zhvillim ekonomik te ulet ku pritjet dhe nevojat e qytetareve jane teper te larta. Ne qeveri PDK ka harxhuar shume energji ka perballuar mjaft akuza dhe disa prej figurave te saj nuk e kane me fuqine politike te dikurshme. Ne kete fushate Hashim Thacit do ti duhej te jepte llogari per shume nga deshtimet ne qeverisje per premtimet e pambajtura per aferat e dyshimta korruptive qe rendojne mbi disa prej drejtuesve te partise se tij gje qe do ta erresonte shume oferten e re te PDK per mandatin e ardhshem. Edhe ne kete aspekt Thaci do te ishte ne disavantazh ne raport me partite e tjera.
Mesa duket i vetedijshem per poziten ne te cilen ndodhet Hashim Thaci ka zgjedhur nje strategji elektorale te vecante. Nese nuk ka mundur te beje ndryshime te forta ne parti ai ka zgjedhur qe mosndryshimin ta shnderroje ne karte elektorale per partine e tij. Ne cdo rast ai perserit deri ne acarim te kundershtareve se ai personalisht dhe partia e tij paten premtuar clirimin dhe pavaresine dhe i arriten. Se te njejten premtojne Europen dhe qytetaret e Kosoves duhet tu besojne. Pra nje ekip qe e ka mbajtur dy here fjalen ka dhene prova qe ti besohet dhe nje here te trete. Me kete strategji Hashim Thaci po tenton qe ti kaperceje problemet brenda dhe PDK-ne ta paraqese ne total si nje vlere te se shkuares dhe garanci te se ardhmes.
Ndersa telashet qe do ti shkaktonin tri vitet e shkuara te qeverisjes ai po i shmang duke imponuar nje fushate aspak negative dhe me tone teper te qeta duke mos u marre me kundershtaret politike por vetem me premtime dhe duke u paraqitur me pergjegjesine shteterore te nje kryeministri ne vazhdimesi. Dhe ne fakt nuk eshte se nuk po i ecen. Te trembur ndoshta dhe nga kujtimi i fushates negative te zgjedhjeve lokale por edhe nga mundesite e hapura per koalicione postelektorale shume parti opozitare duken te kujdesshme ne denoncimin e qeverisjes dhe ne sulmet ndaj tij. Thaci nga ana e tij po tregohet i vemendshem per te mos i provokuar ato. Ne te gjitha daljet publike te tij edhe para qytetareve edhe para gazetareve lideri i PDK flet si kryeminister i ardhshem dhe pothuajse nuk merret fare me rivalet e tij. Mjeshter i metodes ti bej pyetjen tende une jap pergjigjen time Thaci ka shmangur cdo teme te nxehte qe do ti shkaktonte nderlikime ne kete periudhe zgjedhore.
I bindur se duke personalizuar fushaten zgjedhore dhe duke marre persiper fatin e PDK ai po luan edhe fatin e tij politik ne keto zgjedhje. Thaci duket me shume se i kujdesshem. Madje ai ka kaperdire me qetesi te habitshme disa goditje jo te lehta si humbja ne Rahovec apo deklaratat e eurodeputetes Lunacek.
I gjendur ne drejtimin e nje partie qe nuk ka kryer thuajse asnje ndryshim thelbesor perballe kundershtareve teper te motivuar dhe ne poziten e pergjegjesit kryesor per qeverisjen e kaluar Hashim Thaci ka vetem nje mundesi per te fituar te mos lejoje rrjedhjen e elektoratit baze te PDK-se. Pikerisht per kete ai po tregohet i kujdesshem per te shmangur cdo gabim cdo provokim apo skandal te mundshem qe do ti shkaktonte tronditje. A do ti mjaftoje kjo per te dale i pari Beteja mbaron me 12 dhjetor dhe deri atehere Hashim Thacit nuk i mbetet tjeter vecse te besoje ne magjine e armes qe ka zgjedhur.