E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aplikimet online, PS po harton listat e pastrimit të administratës në çdo dikaster

14-07-2013 / Gazeta 55

Zv/ministri i Jashtëm, Kreshnik Çollaku

“PD ka hapësira ku mund të kritikohet lidhur me administratën shtetërore, por batërdia që pritet të ndodhë nga qeverisja e re socialiste është e rrezikshme”. Kështu deklaroi dje zv/ministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Çollaku i cili theksoi se informacione të besueshme brenda selisë rozë konfirmojnë se po ndërtohen listat e spastrimit për çdo dikaster, për tu zëvendësuar me militantë socialistë, hap ky që sipas tij do të shënonte një ngjarje të rëndë për vendin. “Është një tentativë reale e zotit Ram nuk është thjeshtë një provokim për të parë reagimin e PD, ka qenë një deklaratë e pakujdesshme por dielli nuk mbulohet me shoshë. Ka informacione brenda PS se për çdo dikaster po ndërtohen listat e spastrimit të administratës, për tu zëvendësuar me militantë të saj dhe kjo padyshim që do të ishte një ngjarje e rëndë. Edhe gjatë fushatës është folur gati për një polici socialiste, drejtësi socialiste, dogana socialiste. Të gjitha këto s’mund të bëhen një ditë të caktuar zero dhe tu hapet dera militantëve të PS”- tha ai. Duke komentuar deklaratat e forta të kryesocialistit Rama në drejtim të Prokurorit, Presidentit dhe kreut të SHISH, Çollaku thotë se nuk mund të flitet deri në një tentativë për shkarkimin e tyre, pasi kjo do të kishte një kosto të madhe politike mbi kreun e PS. “Mund të jetë 8 butë apo i forte sjellja e Ramës përkundrejt këtyre institucioneve, aq sa ja lejon Kushtetuta dhe votat në parlament. Çdo gjë që do ta bëjë  në kundërshtim me këtë do jetë me kosto politike për të. Nuk do tolerohet, do ketë reagime brenda dhe jashtë, tentativa për shkarkimin e tyre është e pamundur dhe s’ka për të ndodhur. Sa i përket kritikave do t’i bashkëngjitëm dhe unë për Prokurorin, duhet të fillojë hetimet për blerje të votave, materiale ka me shumicë, po qarkullojnë çdo ditë në rrjete sociale”- tha më tej zv/ministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Çollaku.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›