Apollo 11, misioni tjetër? Udhëtimi në Mars
Në prag të një vjetorit të zbritjes në hënë, ekuipazhi i Apollo 11 kërkon një tjetër mision, udhëtim drejt planetit Mars. Neil Armstrong, Baz Aldrin dhe Majkëll Kollins i bënë deklaratat e tyre në 40 vjetorin e zbritjes së njeriut të parë në hënë në një seri seminaresh në muzeun Smithsonian. 485 shikuesit nuk dëgjuan detajet intime të misionit Apollo 11, se si ishte hëna, apo se si u ndjenë astronautet kur vunë këmbë në të, por dëgjuan deklaratën e Aldrin i cili tha se ekuipazhi dëshironte të shkonte në planetin e kuq. Njeriu i parë që shkeli në hënë, Neil Armstrong në ato pak fjalë që tha, e cilësoi garën në hapësirë si garën e fundit paqësore që i dha të drejtën SHBA-ve të vazhdonte objektivat e saj drejt zbulimeve të shkencës.