E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, Beqja: Të mos ngrihet akciza ndaj disa mallrave

“Rezultatet skandaloze të mbledhjes së të ardhurave në 6 muajt e parë të vitit, shpenzimet marramendëse në funksion të fushatës zgjedhore dhe përkeqësimi i deficitit buxhetor në 6 muajt e parë të vitit rikonfirmojnë shqetësimet e ngritura prej nesh që në muajin mars, si dhe kundërshtimin që i bëmë nismës më të fundit të qeverisë që të nesërmen e bërjes publike”-theksoo sot për mediat, Ilir Beqja deputeti i Shkodrës.

Ai tha se në 6 muajt e parë të vitit 2009 mungojnë në arkën e shtetit 122 milionë dollarë nga mosmbledhja e të ardhurave. “Në 6 muajt e parë të vitit 2009 është mbledhur vetëm 4.7 % më shumë tatim mbi vlerën e shtuar se në 6 muajt e parë të vitit 2008, gjë që kundërshton edhe deklarimet për rritje reale të produktit të brendshëm bruto me 6 %”-vijoi më tej Beqja.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›