E Diel, 1 Nëntor 2026

Klosi: Qeveria plane për biznesin familjar të Berishës

“Sali Berisha përsëri sot u ritha  durrsakëve dhe gjithë shqiptarëve se ai do ta ndërtojë TEC-in me qymyr, pavarësisht se kjo mostër ekologjike e papranueshme nga asnjë vend europian mbyll rrugën e zhvillimit të qëndrueshëm, dëmton ekonominë e një komuniteti të tërë, helmon fëmijët  si të demokratëve dhe socialistëve durrsak dhe bie ndesh me të gjitha standardet evropiane”, deklaroi deputeti i Durrësit, Blendi i Klosi.

Ai ka premtuar se nuk do të lejonte të ndërtohej përbindëshi i qymyrit në Porto Romano, “pavarësisht sesa miliona euro ka futur apo pret të fusë oborri kryeministror në arkën e fitimeve abuzive nga kjo vepër e turpshme dhe pavarësisht sesa kohe do rrijë Sali Berisha në karrigen ku e mban “krushqia e tij e re” me Ilir Metën”.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›