E Diel, 1 Nëntor 2026

Apollon kërkon Hamdi Salihin Apollon për momentin ndodhet në vendin e katërt, paksa i larguar nga tre ekipet kryesuese: Omonia (luan Klodian Duro), Anorthosis (Arian Beqaj) e Apoelit (Altin Haxhi) dhe synon një vend në kompeticionet europiane p

Hamdi Salihi mund të jetë futbollisti shqiptar i radhës që mund të luajë në ishullin e Qipros. Lajmi jepet nga faqja e njohur sportive qipriote Protathlima.com.cy, që i referohet nga ana e saj radios greke “Supersport FM” e shumë faqeve të tjera greke.

Sulmuesi 25-vjeçar i skuadrës austriake SV Ried ndodhet në listën e dëshirave të trajnerit gjerman të Apollon Limasol, Tomas Von Hesen, i cili po bën ç’është e mundur për ta pasur në shërbimet e tij të ashtuquajturin “Gerd Mylerin shqiptar”.

Apollon për momentin ndodhet në vendin e katërt, paksa i larguar nga tre ekipet kryesuese: Omonia (luan Klodian Duro), Anorthosis (Arian Beqaj) e Apoelit (Altin Haxhi) dhe synon një vend në kompeticionet europiane për sezonin e ardhshëm.

Sipas asaj që shkruan faqja 24sports.com (ka vendosur edhe katër video nga golat e Salihit me fanellën e Tiranës e SV Riedit) ende nuk ka një akord midis klubit austriak, SV Ried, e atij qipriot, ku problemi kryesor qëndron ana financiare e transferimit.

Vetë trajneri gjerman Tomas Fon Hesen e ka marrë përsipër për të biseduar e bindur Salihin për të veshur fanellën e klubit qipriot, ndërkohë që në ishullin e Afërditës ndodhet menaxheri i lojtarit.

Mediat qipriote përmendin faktin se në vitin 2004, Salihi, pas debutimit mbresëlënës me Vllazninë (nga viti 2002, 53 ndeshje, 30 gola), ishte transferuar në Greqi te Panionos, por pa mundur të lërë gjurmë (6 ndeshje, asnjë gol).

Gjithsesi, rikthimi në Shqipëri i Salihit te Tirana e shndërroi ne bomberin më të mirë të kampionatit shqiptar për sezonin 2005-2006.

Me bardheblutë, Hamdi Salihi (25 vjeç, 182 cm) shënoi atë sezon 29 gola në 35 ndeshje, duke fituar “këpucën e artë”, ndërkohë që në total me Tiranën realizoi 42 gola ne 52 ndeshje.

Janari i vitit 2007 e gjeti te skuadra austriake SV Ried, ku në 62 ndeshje në kampionat ka shënuar 22 gola. Shkodrani konsiderohet si e ardhmja e sulmit shqiptar, pavarësisht se në 10 aktivizime me Shqipërinë A ka shënuar vetëm 1 gol në miqësoren kundër Maltës (3-0), në gusht të vitit 2007.

E Enjte, 29 Janar 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›