E Diel, 1 Nëntor 2026

Java 18: ndeshjet, gjyqtarët, statistikatPas përfundimit të pauzës dimërore, ku 10 prej 12 skuadrave të Kategorisë Superiore e kryen fazën përgatitore jashtë Shqipërisë (me përjashtim të Teutës e Partizanit), rinis edhe kampionati shqiptar i fu

Pas përfundimit të pauzës dimërore, ku 10 prej 12 skuadrave të Kategorisë Superiore e kryen fazën përgatitore jashtë Shqipërisë (me përjashtim të Teutës e Partizanit), rinis edhe kampionati shqiptar i futbollit me ndeshjet e javës së 18-të. Kjo periudhë shërbeu njëherësh edhe për përforcime në radhët e skuadrave ku shumë prej tyre “psonisën” jashtë e disa huazuan apo këmbyen futbollistë.

Lorenc Jemini i kolegjiumit të Tiranës është gjyqtari i kryendeshjes së javës së 18-të Kategorisë Superiore, Dinamo-Tirana (stadiumi kombëtar “Qemal Stafa”, ora 17:00).

“Xhaketa e zezë”, i cili ka drejtuar këtë sezon 9 ndeshje (ka dhënë 58 kartonë të verdhë, 3 të kuq), së fundi ka drejtuar takimin Vllaznia-Dinamo 0-1 (java e 17-të). Gjithsesi, duhet theksuar se Jemini është vendosur pas konsensusit të dy klubeve, Dinamos e Tiranës.

Jemini e ka drejtuar këtë sezon Dinamon në tre takime, respektivisht kundër Besës në Kavajë (0-0), Shkumbinit në Peqin (0-0) dhe Vllaznisë në Shkodër (të fituar 0-1). Tiranën, Jemini e ka gjykuar dy herë këtë sezon: Tirana-Vllaznia (1-1) dhe Flamurtari-Tirana (2-0).

Sfida tjetër e rëndësishme ku kryesuesit e Vllaznisë do të luajnë në fushën e Shkumbinit do të ketë kryesor arbitrin e kolegjiumit të Durrësit, Mentor Sopjani(4 ndeshje këtë sezon, të gjitha me fitoren e vendasve). Sopjani ka drejtuar ndeshjet Dinamo-Shkumbini (3-1) dhe Vllaznia-Apolonia (3-1).

Kridens Meta i Kolegjiumit të Tiranës do të gjykojë ndeshjen  Bylis-Partizani. Meta ka gjykuar 10 ndeshje këtë sezon (5 kartonë të kuq të nxjerrë prej tij). Si Bylisin ashtu dhe Partizanin e ka gjykuar nga një herë: Bylis-Lushnja (1-0) dhe Partizani-Lushnja (0-0).

Teuta-Elbasani i është besuar arbitrit ndërkombetar,  Albano Janku (11 ndeshje në pjesën e parë të sezonit: 3 herë ka gjykuar Teutën; 1 herë Elbasanin). 

Takimi Flamurtari-Apolonia do të ketë kryesor arbitrin Bardhyl Pashaj (8 ndeshje këtë sezon; 1 herë Flamurtarin; 2 herë Apoloninë).

Ndeshja tjetër e javës së 18-të të Superliges, Besa-Lushnja do te gjykohet nga kryesori Elvis Peza (7 ndeshje këtë sezon, 1 herë Besën, 2 herë Lushnjën).

KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 18
31 JANAR 2009

Dinamo-Tirana
Shkumbini-Vllaznia
Teuta-Elbasani
Bylis-Partizani
Flamurtari-Apolonia
Besa-Lushnja

E Enjte, 29 Janar 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›