E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apolloni, gjendet një reliev i punuar në kockë

Apolonia quhet ndryshe nëntoka më e pasur ku gjenden dëshmitë e hershme ilire dhe romake. Këtë herë nga një ekspeditë e përbashkët shqiptaro-franceze është zbuluar një reliev i punuar në kockë ku ka skena mitologjike, objekt më uniku në Shqipëri.

Kjo gjetje e veçantë që do ti shtohet inventarit të zbulimeve arkeologjike ka dal në pah nga gërmimet në një ambjent të shtruar me mozaik me motive gjeometrike. Objekti është në gjendje të mirë dhe sipas ekspertëve është gjurmë e qytetrimit ilir. Kjo ekspeditë franceze drejtohet nga Arkeologu Zhan Luk, i cili thotë se gërmimet do të vazhdojnë 1 muaj.
 

Sipas tij kjo është një skemë mitologjike shumë e njohur ku paraqitet Heraklisi me topuz dhe Apolloni me hark. Po në këtë zonë ka filluar gërmimi e nje ambienti të shtruar me mozaik ku ekspertët arkeologë mendojnë se bëhet fjalë për një ndërtesë. Për këtë qëllim ata theksojnë se do të vazhdojnë të gërmojnë për të zbuluar planimetrinë e kësaj ndërtese. Deri më tani është gjetur muri verior dhe ai jugor dhe këto janë të dallueshme por mungojnë edhe pjesë të tjera.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›