E Shtunë, 31 Tetor 2026

Makina përplaset me motoçikletën në Elbasan-Librazhd, 1 i plagosur

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik në Elbasan. Ngjarja është shënuar mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd , ku si pasojë e përplasjes së një automjeti me një motocikletë, ka mbetur i plagosur drejtuesi i kësaj të fundit, i cili është transportuar menjëherë drejt spitalit të Elbasanit për marrjen e ndihmës mjekësore.

Nga të dhënat e para mësohet se shkak i aksidentit është bërë humbja e kontrollit nga drejtuesi i motocikletës, Ç.Tereziu, i cili më pas është përlasur me makinën me targa AA 835 DR, e cila drejtohej nga Ferdinant Shaqu, ku dhe ka mbetur i plagosur. Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›