Mediat greke: Shkupi në krizë politike

Mediat greke kanë ndjekur më vëmendje zhvillimet e fundit brenda koalicionit qeverisës në Maqedoni, duke vlerësuar se vendi po përballet me krizë politike.
“Kriza për shkak UÇK-së dhe “Kriza në koalicionin në FYROM” janë pjesë e titujve të shtypit grek, përmes së cilëve informohet lidhur me zhvillimet brenda koalicionit mes VMRO-DPMNE dhe BDI.
Gazeta “Naftenboriki” shkruan se Gruevski ka konfirmuar se raportet brenda koalicionit qeverisës janë të tensionuara dhe se ai është i gatshëm për të shkuar në zgjedhje të parakohshme. Gazeta greke gjithashtu ka nënvizuar edhe thirrjet e kryeministrit se partneri shqiptar i koalicionit është i papërgjegjshëm.
Gazeta tjetër “Makedonia” shkruan se Gruevski është i gatshëm për zgjedhje dhe se është vënë kundër partisë së shqiptarëve BDI, për shkak se ministri i Mbrojtjes, Fatmir Besimi kishte bërë homazhe në varrezat e UÇK-së.